Lidhje

Festivali i muzikës mesjetare shqiptare


Muzikante dhe studiues shqiptare organizuan keto dite ne Durres nje festival mbi historine e muzikes mesjetare shqiptare. Per afro nje jave instrumentiste dhe kengetare nga Shqiperia, Kosova, Franca, Spanja dhe Italia luajten per here te pare pjese te kompozitoreve te njohur shqiptare Jan Kukuzeli, dhe Gjergj Lapacaja. Festivali u zhvendos cdo nate ne skena te amfiteatrove, kishave, shkollave dhe shesheve te qytetit te lashte bregdetar.

Një grup muzikantësh shqiptarë, të shoqëruar prej kolegëve të tyre nga Spanja, Franca dhe Hollanda, sapo kanë përfunduar në Durrës festivalin “Netët e muzikës klasike”, i cili iu kushtua historisë së muzikës shqiptare. Në qendër të spektakleve muzikore për një javë ishte krijimtaria e dy autorëve të hershëm shqiptarë me origjinë nga Durrësi Jan Kukuzeli dhe Gjergj Danush Lapacaja. Ky edicion i gjashtë i bienales u zhvillua rreth temës Durrësi: 700 vjet muzikë; nga Kukuzeli në ditët e sotme”.

Në këto koncerte mori pjesë Orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu”, shtatë artistë durrsakë që punojnë në Shqipëri dhe në Europë dhe kori i Filarmonisë së Kosovës, me solistët Adelina Paloja, Riad Ymeri, Misbah Kaçamaku. Ata intepretuan, mes të tjerave, dy nga ariet e Jan Kukuzelit si edhe “Kukuzeljanën” e kompozuar nga dirigjenti Rafet Rudi.

Muzika mesjetare shqiptare surprizoi admiruesit e arteve me disa pjesë që vinin për herë të parë në Shqipëri, si “Antifonari” i kompozuar nga Gjergj Lapacaja në vitin 1532. Krahas kompozimeve të rralla të Kukuzelit dhe Lapacajas, festivali tërhoqi vëmendjen për nivelin e lartë profesional dhe përkushtimin e artistëve, ndërsa zhvendosej çdo mbrëmje nga amfiteatri antik, në kisha shkolla dhe sheshe publike.

Gjatë koncerteve u publikuan edhe studime mbi Jan Kukuzelin dhe Durrësin në mesjetën e hershme, si edhe punën 35 vjecare në muzikë dhe matematikë të Gjergj Danush Lapacajas. Lapacaja ishte një nga personalitetet shkencore më të njohura në perëndimin mesjetar, ku u ribotua për më shumë se 250 vjet një nga traktatet e matematikës shkruar prej tij në vitin 1542.

“Netët e muzikës klasike” zhvillohen prej 10 vjetësh në Durrës, falë pasionit dhe angazhimit të pandërprerë të artistëve shqiptarë, të cilët kthehen vazhdimisht në vendlindje nga Europa për të dhënë koncertet e tyre.
XS
SM
MD
LG