Lidhje

Muzikanti Bela Flek ribashkohet me grupin The Flektones

  • Dag Levin

Muzikanti Bela Flek ribashkohet me grupin The Flektones

Muzikanti Bela Flek ribashkohet me grupin The Flektones

Muzikanti Bela Flek është ribashkuar me grupin e dikurshëm ku ka qenë pjestar, The Flektones. Faktikisht ata asnjëherë nuk u shpërbënë krejtësisht, por grupi i famshëm i njohur për çmimet e fituara me muzikën e tyre të larmishme, i është rikthyer këngëve të dikurshme për t’i sjellë në një version të ri në albumin e fundit “Rocket Science”.

Bela Fleck dhe Flecktone festuan 23 vjetorin e tyre me rikthimin e bashkëthemeluesit të tyre Howard Levi. Pianisti dhe instrumentisti i harmonikës kaloi 4 vjet si pjestar i grupit Fleckton, duke qenë bashkëpunëtor në tre albumet e para si dhe duke qenë pjesmarrës në turnetë anembanë botës, përpara se të deklaronte shkëputjen nga grupi në vitin 1992.

Gjatë kohës që u shkëput nga Flecktones , Howard Levy interpetoi në gjini të ndryshme muzikore si pop, rok, muzikë klasike, latine, muzikë botërore si dhe muzikë për teatrin dhefilmin.

Në vitin 2009, ai pranoi ofertën për t’iu ribashkuar grupit gjatë një turneu në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, duke rindezur dëshirën e grupit për të regjistruar të gjithë sëbashku.

Sëbashku në “Gravity line”, janë mjeshtri i banxhos Bela Fleck, Howard Levy në harmonikë, basisti Viktor Wooten dhe vëllai i madh i Viktorit i quajtur Roy Wooten që interpreton në perkusion dhe në një instrument të krijuar prej tij mes kitarrës dhe xhazit që ai e ka pagëzuar me emrin Drumitar.

Bela Flek i është përshatur çdo kategorie muzikore. Ai ka qenë kandidaturë për çmime në më shumë kategori se kushdo tjetër, si jazz, blugras, muzikë klasike, orkestrim si dhe tekstshkrues këngësh.

Ai thotë se është i interersuar që të vazhdojë atje ku e kanë lënë vite më parë prodhimin e tyre muzikor. Flek thotë:” Isha i tërhequr nga ajo që ende nuk e kishim realizuar më parë”

XS
SM
MD
LG