Lidhje

Muzikanti legjendar Çak Berri mbush 85 vjeç

  • Kethi Uiver

Muzikanti legjendar Çak Berri mbush 85 vjeç

Muzikanti legjendar Çak Berri mbush 85 vjeç

Në 18 tetor Çak Berri mbushi 85 vjeç. Artisti i njohur njihet edhe si “baba i muzikës rrok and rroll”. Për të janë dhënë shumë vlerësime, ku veçojmë thënien e Smoki Robinson, i cili thotë se “Çak Berri ishte frymëzim për të gjithë kitarristët e sotëm të muzikës rrokandrroll” Ndërsa Anthoni Kiedis i grupit Red Hot Chili Peppers e ka përshkruar Çak Berrin si “një shkencëtar në muzikë i cili ka zbuluar një kurë për muzikën bluz”.

Një nga këngët e para të Çak Berrit ishte ajo me titull “Brown eyed Handsom Man”. Kjo këngë u krijua në vitin 1956, më pak se 10 vjet përpara se liga e parë e bejsbollit të pranonte lojtarë me ngjyrë. I pari që u pranua ishte Xheki Robinson. Vargjet e këngës duket se janë pikërisht për një lojtar i cili arrintë realizoj atë që në gjuhën e bejsbollit quhet “home run”, një goditje finale dhe që i jep pikë ekipit përkatës.

Në skenë Çak Berri ishte i njohur për interpretimet e tij të vrullshme, me ecjen karakterisitike që u kthye në një simbol për shumë muzikantë. Por aftësia e tij për të shkruar këngë - shumë e kanë cilësuar si poeti i rrokendrollit- si dhe aftësia e tij prë të interpretuar në kitarë, e bëjnë atë të jetë i ndryshëm nga të tjerët.

Në fillim të karrierës së tij ai interpretonte sëshumti muzikë bluz për audiencën me ngjyrë në klubet e St.Luisit në Musuri. Por muzika më popullore në atë zonë ishte muzika kantri, ndaj ai shkriu tingujt e bluzit me kantrin duke bërë krijime ss kënga “Maybellen”.

Çarlas Eduad Antoni Berri, u lind në 18 tetor të viti 1926 në St.Luis, ku ai ende jeton. Nëna e tij Marta ishte mësuese, ndërsa i ati ishte marangoz.

Çak Berri ishte i katërti i 6 fëmijëve. Ai nisi të këndonte në korin e kishës kur ishte 6 vjeç, dhe që prej asaj kohe ai u dashurua me muzikën. Shumë krijime të tij i kushtohen periudhës së adoleshencës, kryesisht kohës së shkollës.

Çak Berri relizoi albumin e tij të parë me një studoi muzikore në vitin 1955 me kompaninë “Chess Records”. Një nga këngët e tij më të spikatura të asaj kohe ishte “Rok end roll Music”, e cila u kthye në një këngë hit nga bashkëpunimi me grupin britanik the Beatles.

Në vitin 1986, për nder të 60 vjetorit të ditëlindjes së artistit të madh, kitarristi i grupit Rrolling Stones, Keith Riçards organizoi një koncert. Një prej këngëve më të njohura të tij, të cilat janë kthyer në hite është dhe ajo me titull “Hail!Hail!Rock’n’roll” të cilëm po e ndjekim tani në një interpretim me Keith Richardson.

Më shumë se 57 artistë dhe grupe botërore kanë kënduar këngë të Çak Berrit, si Rrolling Stones, Elvis Presli, apo Brus Springstin. Në vitin 1986 Çak Berri u vendos në hollin e famës për muzikën rrokenndrroll .

XS
SM
MD
LG