Lidhje

Çmimet “People’s Choice” për muzikën


Katy Perry fitoi katër çmime “People’s Choice”, ndërsa grupi One Direction mori dy prej tyre. Ndër fituesit e tjerë ishin Jason Mraz, Taylor Swift, Nicki Minaj, Rihanna dhe Maroon 5. Ceremonia e çmimeve “People’s Choice” u zhvillua në teatrin Nokia të Los Anxhelosit.

Katy Perry fitoi katër çmime “People’s Choice”. Ajo fitoi si artistja më e mirë e muzikës pop, ajo mori çmimin për Artisten më të mirë femër, për Videon Muzikore të preferuar me këngën "Part of Me" si dhe adhurueset e saj KatyCats u zgjodhën si ndjekësit më të mirë të muzikës.



Grupi One Direction fitoi trofeun për albumin më të mirë me “Up All Night” dhe për këngën më të pëlqyer me "What Makes You Beautiful"

Fituesit të tjerë të çmimeve “People’s Choice”, ceremonia e të cilëve u zhvillua në teatrin Nokia të Los Anxhelosit, ishin: Jason Mraz, që fitoi si artisti mashkull më i preferuar, Taylor Swift, e cila mori çmimin si artistja më e pëlqyer e muzikës country dhe Nicki Minaj, artistja më e mirë Hip-Hop sipas votuesve. Këngëtarja Rihanna u zgjodh fituese për muzikës R&B, ndërsa Maroon 5 fituan çmimin “People’s Choice” për grupin muzikor më të pëlqyer.

Këtë javë u përkujtua edhe data e lindjes së të ndjerit Jim Croce, këngëtar dhe autor këngësh, i lindur në vitin 1943. Gjatë karrierës së tij të shkurtër, Jim Croce krijoi disa këngë të suksesshme, duke përfshirë "You Don’t Mess Around With Jim" dhe "I Got a Name". Këngët e tij arritën gjithashtu të arrinin majat e klasifikimeve të kohës, me disa prej tyre në vendin e parë si "Bad, Bad Leroy Brown" dhe "Time in a Bottle". Në vitin 1973, Jim Croce vdiq në moshën 30 vjeçare, në një aksident ajror, ndërsa udhëtonte për të dhënë një koncert në Sherman, të Teksasit.
XS
SM
MD
LG