Lidhje

Pesë këngët më të preferuara të kësaj jave


I erdhi tani radha rubrikës muzikore me këngët më popullore të kësaj jave. Do të transmetojmë pesë këngët në krye të renditjes së revistës Billboard për 100 më të preferuarat të muzikës pop. Këtë javë në 5-shen e parë ka hyrë një këngë e re. Le të fillojmë me vendin e pestë, ku ndodhet “Holy Grail” e Justin Timberlake dhe Jay-Z.

Edhe kësaj jave, Jay-Z dhe Justin Timberlake qëndrojnë në vendin e pestë me “Holy Grail.” Më 25 gusht, Justin ishte në qytetin e Jay-Z, Bruklin të Nju Jorkut, për Çmimet e Videove Muzikore të MTV-së. Ai fitoi çmimin Videoja e Vitit për këngën “Mirrors,” por edhe Çmimin Michael Jackson Video Vanguard. Ai edhe u bashkua për një kohë të shkurtër me anëtarët e ish-grupit të tij ‘N Sync. Në vendin e katërt kemi grupin Imagine Dragons me “Radioactive.”

Top Five Countdown
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:03 0:00
Direct link

Imagine Dragons zbret një vend, në atë të katërtin, me këngën e suksesshme “Radioactive.” Një grup me probleme në Las Vegas, të shtetit Nevada, këta djem dikur luan muzikë për sallat gjysëm-boshe të kazinove. Miley Cyrus i tronditi njerëzit mbrëmjen e së dielës tek ceremonia e Çmimeve të MTV-së , detajet më pas, por fillimisht të ndjeekim këngën e saj “We Can’t Stop.”

Miley Cyrus zbret në vendin e tretë me “We Can’t Stop.” Ajo e interpretoi këtë këngë të dielën tek programi i MTV-së për çmimet e videove muzikore, me lëvizje provokative dhe e veshur me shumë pak rroba. Ditën pasuese, rrjeti i internetit shpërtheu me komente nga shikuesit dhe interpretues të tjerë. Pa dyshim që kjo e ka ndihmuar atë për reklamën për albumin Bangerz, i cili del në treg me 4 tetor. Dhe tani kënga e re: Katy Perry arrin me shpejtësi në vendin e dytë, nga ai i 85-të, me këngën “Roar.”

Albumi i Katy Perry-t Prism del në treg me 22 tetor, dhe ajo po e përgatit publikun me këngën “Roar.” U shitën më shumë se gjysëm milionë kopje të “Roar” javën e parë, kur kaloi nga vendi i 85-të në atë të dytin. Gjithsesi, as Katy nuk mundi të lëvizte nga froni kampionët Robin Thicke, T.I. dhe Pharell, duke e bërë këtë të 11-ën javë në vendin e parë me “Blurred Lines.”

Robin Thicke, T.I. dhe Pharrell zënë vendin e parë për të 11-ën javë me “Blurred Lines.” Ky është vetëm rasti i 18 kur një këngë ka qëndruar në majë për 11 javë rradhazi, që nga viti 1958 kur filloi renditja. Kampionët e fundit që qëndruan 11 javë në majë ishin “Destiny’s Child,” në vitin 2000, me këngën “Independent Women Part 1.”
Këto ishin pesë këngët më të mira të kësaj jave. Na ndiqni javën që vjen për të dëgjuar pesë këngët më popullore të asaj jave.
XS
SM
MD
LG