Lidhje

Popullariteti i instrumentit të kitarës


Guitar

Guitar

Kitara është një prej instrumentave më të hershëm të njerëzimit. Studiuesit e këtij instrumenti nuk mund të përcaktojnë saktë periudhën kur ai u krijua, por një gjë dihet me siguri; muzika nuk do të ishte e njëjtë pa tingujt e kitarës. Ky instrument, ndoshta më popullori, është i pranishëm nga tingujt e flamencos tek tingujt e muzikës blues, nga rrock & rroll-i tek muzika kantri. Ndjekim në vazhdim një historik të shkurtër të këtij instrumenti.

Specialistët e muzikës nuk kanë rënë dakort për periudhën kur është krijuar kitara. Disa prej tyre mendojnë se ky është një instrument i lashtë. Ata mendojnë se kitara mund të ketë ekzistuar në Egjipt që mijëra vite më parë.

Disa të tjerë thonë se kitara është sjellë në Spanjë nga Persia diku në shekullin e 12-të.

Por instrumenti i kitarës e pati zhvillimin e tij në Spanjë. Në shekullin e 17-të ky instrument mori formën që ne njohim sot.

Shumë instrumentisët të famshëm kanë interpretuar e krijuar në kitarë. Violinisti Nicola Paganini ka interpretuar në kitarë në fillim të shekullit të 18-të, Franz Schubert ka krijuar disa pjesë për kitarë, por ishte kitaristi spanjoll Andres Segovia që e bëri shumë popullor këtë instrument.

Muzika e krijuar me kitarë në zonën e Adaluzisë në Spanjë, njihet në muzikë me emrin Flamnco dhe është përfaqësuese e muzikës spanjolle.

Në vitet 1930 ishte Les Paul i cili bëri kalimin nga kitara akustike në atë elektrike. Ajo u përdor gjerësisht më pas në muzikën bluz, duke u bërë instrumenti bazë i krijimit të saj.

B.B.King është një prej themeluesëve të kësaj muzike i cili me kitarën e tij të quajtur Lucille krijoi disa prej këngëve të tij të famshme mes tyre “The thrill si gone”.

Kitara e B.B.King, Lucille ruhet në muzeun e muzikës Rock dhe Soul në Memphis të tenesit. Një tjetër emër i famshëm i muzikës amerikane, që njihet si kitarist po aq i famshëm, është Willie Nelson, i cili është ndër themeluesit e muziksë kantri me kitarën e tij. Kitara e tij, me emër Triger, është po aq e njohur në muzikën kantri sa Lucilla në muzikën blues.

Ndër emrat e tjerë të cilët i dhanë jetë instrumentit të kitarës me interpretimet dhe krijimet e tyre janë Chuck Berry apo Jose Feliciano.

XS
SM
MD
LG