Lidhje

Këngët më të mira të javës


Dhe tani i erdhi radha pesë këngëve më të mira të javës që po mbyllet, sipas klasifikimit të 100 këngëve të mira të revistës Billboard. Klasifikimi i kësaj jave reflekton një ndryshim në rendin e këngëve, pas një pauze gjatë festave.

“Say Something” kënga e kënduar nga A Great Big World dhe Christina Aguilera humb një vend, duke rënë në numrin 5.

Pak pas divorcit nga Jordan Bratman në vitin 2010, Christina filloi të humbte peshë dhe vitin e kaluar ajo arriti në peshën e mëparshme. Sipas njoftimeve ajo ka rënë 22 kilogramë me fizkulturë, ushqimit të shëndetshëm, dhe pakësimin e konsumit të alkoolit.
please wait

No media source currently available

0:00 0:07:35 0:00
Direct link

Vendin e katërt e ka zënë Lorde (Lord) me “Royals”, e cila fiton një vend nga numri 5. Ajo thotë se takimi me një legjendë të rock-ut ishte një nga momentet me të paharrueshme të vitit të kaluar për të.

Ajo takoi vitin e kaluar David Bowie-n tek një festë për ditëlindjen e aktores Tilda Swinton. Admirimi ishte i dyanshëm. Duke folur për revistën Rookie, Lorde tha se Bowie i kishte thënë se të dëgjoje muzikën e saj ishte sikur të dëgjoje tingullin e së ardhmes. Lorde thotë se takimi ishte një moment i mrekullueshëm. OneRepublic me “Counting Stars” qëndron në vendin e tretë.

Ryan Tedder, muzikanti kryesor i OneRepublic është një kompozitor dhe producent i njohur që ka bashkëpunuar me dhjetra artistë të famshëm. Ai kontribuoi në albumin e fundit të Beyonces, por thotë se nuk e dintë se kur do të dilte në qarkullim deri 90 minuta para se të hidhej në treg muajin e kaluar.

Ke$ha kaloi një javë të vështirë. Detajet pasi të dëgjoni duetin e saj me Pitbullin, “Timber.”

Në Shtetet e Bashkuara, Pitbull dhe Ke$ha ruajnë vendin e dytë me “Timber”, ndërsa në Britani sapo u bë kënga e parë e re e vitit 2014. Por Ke$ha gjithashtu ka hyrë në një qendër rehabilitimi për një cregullim në mënyrën e të ushqyerit.

Dhe së fundi le të dëgjojmë këngën që ndodhet në krye të klasifikimit, “The Monster” të Eminemit dhe Rihannës.

Është java e katërt me radhë që Eminem dhe Rihanna janë në vend të parë mes 100 këngëve më të mira me “The Monster”. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kopjet e këngës po shiten më shumë se kurrë më parë. Kënga u shkarkua 433 mijë herë javën e fundit, shifra më e lartë që nga nëntori i kaluar.

Por a do të vazhdojë të qëndrojë në krye për një javë të pestë? Këtë mund ta zbuloni vetëm nëse na ndiqni javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG