Lidhje

Muzika burimore amerikane gjatë 2012


Në këtë periudhë të vitit, kemi rastin t’u kthehemi këngëve dhe albumeve muzikore më të suksesshme të vitit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Cole na sjell një listë të titujve të muzikës burimore amerikane për vitin 2012:

Nuk është e lehtë të përkufizosh se çfarë nënkupton termi ‘Muzikë Burimore Amerikane” . Ndoshta është më e lehtë kur dëgjojmë shembuj të kësaj muzike, si kënga “Hold On” e grupit Alabama Shakes.


please wait

No media source currently available

0:00 0:07:45 0:00
Direct link


Revista e industrisë muzikore “Rolling Stone” e zgjodhi këtë kompozim të grupit Alabama Shakes si kënga e vitit, mbi kandidaturat e tjera, ku përfshiheshin këngë nga Taylor Swift, Bob Dylan, Kanye West, Frank Ocean dhe Jack White. Ky është një nder i veçantë për një grup që para dy vjetësh nuk arrinte të shiste dot as salla të vogla koncertesh.

Një tjetër grup që u prezantua për publikun e gjerë këtë vit ishte grupi The Lumineers. Treshja nga Denveri i Koloradës konkuron për dy tituj Grammy: në kategorinë e Artistit të ri më të mirë dhe Albumit më të mirë të muzikës së traditës amerikane. Albumi i tyre që mban si titull emrin e grupit, u hodh në treg në pranverë dhe ka qëndruar që atëherë në klasifikimet muzikore, pasi ka shitur mbi 520 mijë kopie. Videoja për këngën “Ho Hey” është parë mbi 20 milionë herë në Youtube:

Një tjetër emër i ri që i bashkohet traditës së muzikës burimore amerikane është 24-vjeçari John Fullbright. Albumi i tij “From The Ground Up” u realizua pa mbështetjen e studiove diskografike, por thjesht me mbështetjen financiare që mori nga fansat e tij përmes faqes elektronike Kickstarter. Albumi, por në veçanti kënga “Gawd Above” kanë marrë lëvdata të shumta nga kritika muzikore:

Përveç emrave të rinj në këtë zhanër muzikore, pati plot muzikantë të tjerë të afirmuar që nxorën kompozime të reja që i përkasin muzikës burimore amerikane, ndër to Darrell Scott, Gretchen Peters, Willie Nelson, Lyle Lovett, dhe Bonnie Raitt. Grupi britanik Mumford and Sons u rishfaq me shumë sukses, dhe konkuron tani për gjashtë çmime Grammy për albumin e tyre të dytë “Babel”. Në vazhdim ju ftojmë të ndiqni artistin Jerry Gouglas në bashkëpunim me grupin Mumford and Sons në interpretimin e këngës “The Boxer”.
XS
SM
MD
LG