Lidhje

Një bashkëpunim muzikor i pazakontë


"Love Has Come for You" by Steve Martin & Edie Brickell
"Love Has Come for You" by Steve Martin & Edie Brickell
Bashkëpunimet muzikore mes dy artistëve të ndryshëm dhe të talentuar janë të ndërlikuar. Në mënyrë që të dalin me sukses, fryti i punës duhet të jetë një kombinim i barabartë i punës së dy njerëzve, jo më shumë i njërit se sa i tjetrit. Kështu që njerëzit nuk dinin ç’të prisnin kur doli fjala që këngëtarja dhe kompozitorja Edie Brickell, e njohur për këngën e famshme të viteve ’80 “What I am,” dhe aktori, shkrimtari, dhe banxhoisti i muzikës bluegrass Steve Martin, do të bashkëpunonin. Korespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Cole raporton rreth albumit të tyre “Love Has Come for You.”

please wait

No media source currently available

0:00 0:04:35 0:00
Direct link

Ajo shkruajti fjalët për meloditë që iu dërguan nëpërmjet postës elektronike...është një projekt i shekullit të XXI që luhet me instrumenta akustikë.



Në shikim të parë, nuk do të mendoje që Edie Brickell dhe Steve Martin kanë diçka të përbashkët, përveç faktit që të dy janë nga Teksasi, edhe pse asnjëri prej tyre nuk jeton më atje. Diçka tjetër që kanë të përbashkët: Paul Simon. Edie Brickell është e martuar me muzikantin Paul Simon dhe Steve Martin është një mik i vjetër i tij. Albumi “Love Has Come for You” nisi pas një takimi gjatë festës së ditëlindjes të 70-të të Paul Simon-it vitin e shkuar. Në intervista të ndryshme, Brickell tregon se si i bëri kompliment Martinit për muzikën e tij dhe i tha “nëse do të doje të kompozonim një këngë së bashku, do të më pëlqente shumë.” Paskëtaj, ai filloi t’i dërgonte asaj melodi dhe ajo i dërgonte tekstin nëpërmjet postës elektronike, dhe kështu filluan të krijonin muzikë si kënga “Sun’s Gonna Shine.”

Edie Brickell thotë se asaj gjithmonë i ka pëlqyer muzika e vjetër country, por nuk e kishte studiuar më herët se dhjetë vite më parë. Në atë kohë, ajo filloi të pëlqente muzikën e Bob Wills, Buck Owens, dhe artistëve të tjerë kryesorë të atij zhaneri. Nuk ishte vetëm melodia që e tërheqi atë, por i pëlqeu edhe teksti dhe fryma argëtuese. Bashkëpunimi me Steve Martin i dha asaj mundësinë për të krijuar atë lloj muzike edhe vetë. “Siamese cat” tregon që ajo trajton më lehtësisht një këngë ndarjeje.

Proçesi i krijimit të këngëve u nda në mënyrë të barabartë mes Steve Martin dhe Edie Brickell për albumin “Love Has Come for You”: ajo u kujdes për tekstin, ndërsa ai kompozoi meloditë. Ajo është këngëtarja kryesore, dhe banxhoja e tij me pesë tela dëgjohet qartë në të gjitha këngët. Muzikantë të tjerë që u përfshinë në këtë album janë grupi The Steep Canyon Rangers, Sara dhe Sean Watkins, The Webb Sisters, madje edhe producenti Peter Asher, i cili kontrobuoi me disa duartrokitje dhe këndim në sfond.

Ky ishte bashkëpunimi i parë mes Steve Martin dhe Edie Brickell, por doli aq i suksesshëm saqë ata shpresojnë ta sjellin në teatrin Broadway. Fundjavën e shkuar, ata patën disa prova të dramës të tyre muzikore “Bright Star,” të cilën ende nuk e kanë përfunduar. Historia e kësaj shfaqjeje zhvillohet në malet e Karolinës së Veriut, dhe përfshin këngë nga albumi “Love Has Come for You.”
XS
SM
MD
LG