Lidhje

Pres. i Mianmarit uron opozitën për fitoren


Presidenti i Mianmarit Thein Sein uroi udhëheqësen e opozitës Aung San Suu Kyi dhe Partinë e saj Lidhja Kombëtare për Demokraci për fitoren e tyre dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të kësaj jave ndaj Partisë për Bashkim, Solidaritet dhe Zhvillim të mbështetur nga ushtria.

Një zëdhënës i partisë opozitare tha se mesazhi që kishte dërguar sot Ministri i Informacionit në emër të presidentit, përfshinte edhe premtimin për "një transferim paqësor të pushtetit nga qeveria" sapo Komisioni Zgjedhor të konfirmonte fitoren.

Rezultatet e fundit nga komisioni tregojnë se Lidhja Kombëtare për Demokraci ka fituar 179 nga 216 vende ose më shumë se 80 për qind nga votat e numëruara deri tani për dhomën e ulët të parlamentit. Përsa i takon dhomës së lartë, ajo ka një epërsi edhe më të thellë, duke fituar 77 nga 83 vendet e shpallura deri tani. Mes fituesve është edhe vetë nobelistja e paqes Aung San Suu Kyi.

XS
SM
MD
LG