Lidhje

Protesta e studentëve në Birmani


Ministri i Informacionit i Birmanisë po i del në mbrojtje shtypjes së një proteste studentore, duke thënë se autoritetet “kishin detyrimin ligjor” ta shpërndanin protestën, duke këmbëngulur se ky incident nuk do të ketë ndikim tek procesi i reformave demokratike të vendit.

Këtë komente të ministrit birmanez, të publikuara në gazetën shtetërore, vijnë pasi policia e shtypi me dhunë protestën të marten, në qytetin Letpadan, ku studentët po përpiqeshin të vazhdonin marshimin e tyre, me kërkesën që t’i bëhen ndryshime ligjit për reformën e arsimit.

Shtypja e protestës nxiti kundërshtime nga qeveritë perëndimore dhe grupe të të drejtave ndërkombëtare, si dhe ngriti shqetësime të reja se Birmania është duke rrëshqitur më tej nga reformat demokratike që ka ndërmarrë disa vjet më parë.

XS
SM
MD
LG