Lidhje

Mylen merr në mbrojtje raportin e Presidentit Obama për Afganistanin

  • Zëri Amerikës

Mylen merr në mbrojtje raportin e Presidentit Obama për Afganistanin

Mylen merr në mbrojtje raportin e Presidentit Obama për Afganistanin

Zyrtari më i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara mori në mbrojtje raportin e paraqitur nga administrata e Presidentit Obama mbi strategjinë e luftës në Afganistan, duke e quajtur “të hollësishëm” dhe “mjaft të ndershëm”.

Admirali Mike Mullen, Shef i Shtabit të Shtatmadhorisë, i bëri komentet në një konferencë të përbashkët shtypi në Kabul me ambasadorin amerikan në Afganistan, Karl Eikenberry, një ditë pasi presidenti Barack Obama paraqiti një përmbledhje prej pesë faqesh të rishikimit të strategjisë.

Zoti Mullen tha se trupat amerikane janë në rrugëne duhur dhe udhëheqjen e duhur si dhe burimet e nevojshme për të mposhtur grupet militante. Megjithatë, tha ai, forcat e koalicionit do të përballen me rezistencë të qendrueshme.

Talebanët lëshuan sot një dekleratë, ku e cilësojë si propagandë rishikimin e trategjisë. Ata thanë se raporti nxit “shpresë të pabazë”, ndërsa afganët, analistët dhe grupet e ndihmave paralajmëruan se strategjia amerikane po dështon të zgjidhë probleme kritike.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, admirali Mullen tha gjithashtu se është e mundshme që ushtria pakistaneze të ndalojë strehimin e talebanëve përgjatë kufirit me Afganistanin, në mënyrë që terroristët të mos lejohen të kalojnë kufirin.

Ambasadori amerikan në Pakistan, Cameron Munter, tha sot se Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar bisedime nga afër me ushtrinë pakistaneze rreth fillimit të një mësymjeje në Waziristanin Verior. Shtetet e Bashkuara besojnë se në këtë rajon është ngritur baza e rrjetit Haqqani, që ka lidhje me al-Kaidën dhe ka kryer sulme vdekjeprurëse mbi forcat e koalicionit në Afganistan.

XS
SM
MD
LG