Lidhje

Myslimanët kërkojnë dorëheqjen e shefit të policisë të Nju Jorkut


Myslimanët kërkojnë dorëheqjen e shefit të policisë të Nju Jorkut
Myslimanët kërkojnë dorëheqjen e shefit të policisë të Nju Jorkut

Paraqitja e një filmi antimysliman për afro një mijë e 500 oficerë policie ka shkaktuar thirrjet për dorëheqjen e komisionerit të policisë së Nju Jorkut. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Peter Fedynsky njofton:

Një koalicion i organizatave myslimane po bën thirrje për dorëheqjen e komisionerit të policisë Ray Kelly. Kelly shfaqet në dokumentarin e debatueshëm “Xhihadi i Tretë”, që është promovuar gjerësisht në Youtube. Filmi i paraqet edhe myslimanët e thjeshtë si të dyshuar në fushatën e islamistëve radikalë për të shkatërruar civilizimin perëndimor dhe për të marrë nën kontroll Shtetet e Bashkuara.

“Aktualisht rreth 18 për qind e të burgosurve në shtetin e Nju Jorkut janë islamikë”.

Zyrtarët e policisë fillimisht mohuan të kishin përdorur filmin në sesione trejnimi. Por një kërkesë për lirinë e informimit nxorri në pah dokumenta që konfirmonin një përdorim të tillë. Kelly ka kërkuar falje dhe gëzon mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë Michael Bloomberg.

“Komisioneri Kelly nuk duhet të japë dorëheqjen. Mendoj se është e drejtë të thuhet se është disi e turpshme që u bë ky film”.

Veprimtarët thonë se duhen marrë masa dhe jo të kërkohet ndjesë dhe para së gjithash dorëheqjen ose shkarkimin e zotit Kelly. Shahid Farooqi përfaqëson Rrethin Islamik të Amerikës së Veriut, një organizatë e përbërë kryesisht nga myslimanë të vendeve të Azisë Jugore.

“Së dyti, duhet bërë një hetim i pavarur. Së treti, duhen respektuar anëtarët e komunitetit mysliman”.

“Xhihadi i Tretë” është i mbushur me pamje të dhunës myslimane shoqëruar nga retorikë dhe muzikë kërcënuese. Producente ishin organizata konservatore Fondi Clarion dhe u shfaq herë pas here në tre mujorin e fundit të vitit 2010 në kuadrin e sesioneve të trajnimit për policinë kundër terrorizmit. Aktivistët myslimanë thonë se dokumentari ka helmuar mendjet e oficerëve të policisë së Nju Jorkut. Ata kërkojnë që këta policë të ritrajnohen.

Një debat i mëparshëm lidhur me mbikqyrjen e komunitetit mysliman të Nju Jorkut po ashtu shkaktoi protesta si edhe një bojkotim nga disa klerikë myslimanë të mëngjesit të përvitshëm të lutjeve të organizuar nga kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut.

XS
SM
MD
LG