Lidhje

Nënpresidenti Xho Bajden viziton Qipron


Nënpresidenti amerikan Xho Bajden thotë se ishulli i ndarë i Qipros është i pozicionuar në mënyrë unike për t’u bërë një " shpërndarës global" për prodhimin e gazit natyror .

Nënpresidenti ishte në Qipro sot, e para vizitë e një zyrtari të lartë të këtij niveli në një gjysmë shekulli . Ai tha se që nga zbulimi i rezervave të gazit natyror në brigjet e Qipros , vendi është i gatshëm për t’u bërë atë që ai e quajti " një lojtar kyç " në rajonin e Mesdheut .

Zoti Bajden tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të ofruar asistencë për të ndihmuar Qipron të zgjidh çështjet e saj politike . Ai tha se është e mundur për Qipron , ishullin e ndarë mes grekëve dhe turqve etnikë që nga viti 1974 , për të arritur një zgjidhje që ta " bashkojë " atë si një federatë. Por ai nuk premtojnë ndonjë ndryshim në politikën e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje .

Komuniteti ndërkombëtar , përfshirë Shtetet e Bashkuara , e njeh qeverinë greke të Qipros si qeverinë legjitime, ndërsa vetëm Turqia e njeh qeverinë turke qipriote . Në referendumin e vitit 2004 , qipriotët grek hodhën poshtë një plan për bashkuar dy pjesët e ishullit .

Trego komentet

XS
SM
MD
LG