Lidhje

NAAC, një zëdhënës i çështjes shqiptare në Uashington


Intervistë me z. Avni Mustafaj, drejtor i NAAC
please wait

No media source currently available

0:00 0:09:44 0:00

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, një organizatë jo-qeveritare, prej vitesh e ka zhvilluar aktivitetin në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur çështjet shqiptare në Kongres dhe pranë qeverisë amerikane. Që nga krijimi në vitin 1996, ky grup është përpjekur për të nxitur paqen dhe proceset demokratike në Ballkan, përmes mbështetjes së politikave demokratike, respektit për të drejtat e njeriut, si dhe përmes programeve të zhvillimit dhe edukimit. Por Këshilli, apo NAKU, siç quhet ai shpesh, mbylli kohët e fundit zyrën e vetme që kishte në Washington.

Në emisionin televiziv "Ditari", ishte i ftuar për një intervistë Drejtori Ekzekutiv i Grupit, Avni Mustafaj, i cili mbi këtë zhvillim dhe mbi rolin e organizatës në vite.

Intervistë me z. Avni Mustafaj, drejtor i NAAC
please wait

No media source currently available

0:00 0:09:44 0:00

Zoti Mustafaj, tha se edhe pse fizikisht zyra e NAAC-ut është mbyllur, do të vazhdojë puna me rrjetin e krijuar në Washington, që janë 25 anëtarët e Këshillit “The Albanian Issues Caucus”, me Departamentin e Shtetit, si dhe me disa ish-ambasadorë dhe njerëz që përfaqësojnë shoqata dhe institute studimore.

Ai tha se pavarësisht që burimet financiare të NAAC-ut kanë mbaruar, shoqata do të vazhdojë të mbajë kontaktet me strukturat e zhvilluara gjatë këtyre 18 vjetëve dhe do të gjenden mënyra për ta vazhduar punën e saj në të ardhmen, edhe pa qenë e pranishme në Washington.

Zoti Mustafa foli edhe për kontributin që ka dhënë Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan për çështjet shqiptare, si pjësëmarrja në Konferencën e Rambujesë, roli i saj në Marrëveshjen e Ohrit, përpjekjet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndihma për lehtësimin e dialogut me Kosovës dhe Serbisë.

Ai pranoi se NAAC ka punuar më shumë me Kosovën, se sa me Shqipërinë, si një shtet i ri, që ka patur nevojë për më shumë mbështetje dhe që fillimisht nuk kishte ambasadë në Washington.

XS
SM
MD
LG