Lidhje

Nacionalistët serbë akuzojnë Partinë Demokratike për mashtrim në zgjedhjet presidenciale


Nacionalistët serbë po akuzojnë Partinë Demokratike për mashtrim në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Tomislav Nikoliç, i cili kryeson Partinë Progresiste, pohoi sot se demokratët kanë shtypur fletë votimi shtesë, duke ndërhyrë në listat e votimit.

Zoti Nikoliç përballet me Presidentin aktual Boris Tadiç në balotazhin e 20 majit. Zoti Tadiç doli pak përpara sfiduesit të tij, por asnjë nga kandidatët nuk morri as 30 për qind të votave.

Zoti Tadiç, i cili arriti një marrëveshje këtë javë me socialistët që u radhitën në vendin e tretë për të formuar një qeveri koalicioni, ka hedhur poshtë pretendimet për mashtrim.

XS
SM
MD
LG