Lidhje

Teknologjia hidraulike dhe çmimet e naftës


Me kufizime dhe rregulla legjislative, në vend që të përparojnë me frakturën hidraulike të tokave argjilore, kompanitë e naftës në 3 shtete amerikane janë tani në garë me kohën. Ato kanë nevojë që çmimet e naftës të ngrihen për t'i lejuar të bëjnë investime në eksplorimin argjilor.

Jashtë qytetit rural Nju Harmoni, Indiana, punëtorë nga kompania e naftës së Isaac Wayne Woolseyt po kryejnë shpime të thella - më shumë se një mijë metra thellë - në kërkimin të naftës. Ata e qujanë këtë zonë kufitare.

Ky kufi ndodhet në formimin argjilor në Nju Albany që përfshin shtetet Illinois, Indiana dhe Kentucky.

Manaxheri Dean Pattisson thotë se përqëndrimi në këtë lloj tokë në Nju Harmony është provë për shpresa më të gjera të kompanisë për rajonin.

"Kjo është një eksplorim horizontal për të provuar koncepte të ndryshme dhe në thelb të provojmë qëndrueshmërinë e zhvillimit horizontal të këtij rajoni."

Eksplorimi deri tani është inkurajues dhe zoti Woolsey thotë se kjo pjesë e vendit mund të jetë po aq premtuese sa edhe vende të tjera prodhuese të naftës në SHBA

"Kemi bërë krahasime me rajonet argjilore në Bakken, dhe në Woodford të Oklahomës dhe të dhënat janë shumë të favorshme."

Por kjo pjesë e Shteteve të Bashkuara është rreth dy mijë kilometra në lindje të Willstonit, Dakota e veriut, që ndodhet në krye të rajonit argjilor Bakken, epiqendra e tanishme e shtimit të naftës në SHBA.

Nxjerrja e tillë e naftës duke përdorur teknologjinë e re të quajtur "frakturë hidraulike" ende nuk ekziston në rajonin argjilor Nju Albany.

Wayne Woolsey dëshiron ta ndryshojë këtë por çmimet aktuale të ulëta të naftës e pengojnë.

"Ne nuk mund të përballojmë për të shpuar një pus vertikal në këtë kohë kur çmimet e naftës janë të ulëta."

Çmimi i naftës së papërpunuar është vetëm mbi 55 dollarë për fuçi. Më i ulëti ishte rreth 50 dollarë për fuçi në janar.

Zoti Woolsey thotë se ka nevojë që çmimi të rritet edhe 10 deri në 20 dollarë për fuçi në mënyrë që të fillojë nxjerrjen në shkallë të gjerë të naftës në këtë pjesë të vendit. Tani për tani, ai është duke pritur.

"Unë kam dëgjuar njoftimet nga sauditët që kjo do të vazhdojë për 4 deri 8 vjet, që do të thotë se ata do të mund të mbajnë këtë çmim për të mos lejuar shpimin argjilor në SHBA. Shpresojmë që çmimet e naftës do të kthehen në pikën ku ne mund ta bëjmë këtë një sipërmarrje tregtare."

Por ora për z. Woolseyn po afron. Leja për kërkime në Nju Harmoni, po vjen në fund të një qiraje katërvjeçare të tokës ku janë të vendosur. Ai shpreson për ta ripërtërirë qiranë me pronarët e tokave që do t'i jepnin atij më shumë kohë.

XS
SM
MD
LG