Lidhje

Arrihet armëpushim në Nagorno-Karabak


Azerbajxhani dhe autoritetet armene të rajonit separatist Nagorno-Karabak ranë dakord për një armëpushim për t'i dhënë fund luftimeve të ashpra rreth këtij territori të kontestuar, që zgjatën 4 ditë.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit konfirmoi një njoftim të ngjashëm të bërë nga një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes të Nagorno-Karabakut se operacionet ushtarake janë pezulluar.

Azerbajxhani tha sot se 16 trupa të saj janë vrarë gjatë dy ditëve të fundit në luftime me separatistët armenë në Nagorno-Karabak.

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për bombardime gjatë natës. Konflikti u rindez papritur, pas një qetësie prej më shumë se 20 vjetësh.

XS
SM
MD
LG