Lidhje

Vritet satiristi i njohur jordanez Nahed Hattar


Në Jordani vranë sot shkrimtarin, satiristin dhe aktivistin e njohur Nahed Hattar. Ai po shkonte në gjykatë për t’u përballur me akuzën për blasfemi. Akuza bazohej tek publikimi prej tij në Facebook i një karikature që u komentua se përbënte fyerje ndaj islamit.

Agjencia shtetërore Petra njoftoi se vrasësi është kapur. Hattar, i cili ishte i krishterë, i ishte përgjigjur kritikëve me argumentin se karikatura kishte patur si qëllim të vinte në lojë xhihadistët. Në karikaturë paraqitej një burrë arab në mes të dy grave, duke i kërkuar Zotit që t’i sillte një gotë me pije alkoholike.

XS
SM
MD
LG