Lidhje

Fillon takimi 5-ditor i NAM-it


Përfaqësuesit e rreth 120 vende të botës, të Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara, pritet të diskutojnë edhe për Sirinë.

Në Teheran u mblodhën përfaqësues nga rreth 120 vende të botës, përfshirë dhjetra kryetarë shtetesh, në takimin e Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara, NAM. Në këtë grupim të krijuar në vitin 1961, përfshihen shtete që thonë se nuk janë të përfshira zyrtarisht, dhe as janë kundër blloqeve kryesore, në atë kohë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik.

Në ceremoninë e hapjes së takimit, Ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, i bëri thirrje udhëheqësve të NAM-it të kundërshtojnë sanksionet e Perëndimit ndaj Iranit, të vendosura si ndëshkim për aktivitetin bërthamor të Teheranit.

Zoti Salehi, po ashtu bëri thirrje për kundërshtim ndaj terrorizmit, sidomos atij të tipit shtetëror dhe akuzoi shërbimet e zbulimit të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Izraelit, se janë përfshirë në vrasjen e shkencëtarëve iranianë të fizikës bërthamore që nga viti 2010. Në kushtet kur Irani mbështet presidentin sirian Bashar al Assad, duket se gjendja në Siri do të jetë një nga çështjet kryesore që do të diskutohet në konferencën 5-ditëshe në Teheran.
XS
SM
MD
LG