Lidhje

Nano i sigurt se mund të fitojë garën për president


Këto komente zoti Nano i bëri pas një takimi me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu

Në Shqipëri, ish kryetari socialist Fatos Nano tha se ishte i sigurt se mund të fitonte garën për president në parlament nëse do të paraqitej kandidatura e tij, duke paralajmëruar në rast të kundërt, një përpjekje për shërimin e partisë socialiste sic u shpreh ai.

Këto komente zoti Nano i bëri pas një takimi me ambasadorin amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu. Ish kryetari socialist deklaroi se në mungesë të konsensusit mes palëve për emrin e zotit Zaganjori do të ishte mëse normale një garë mes përfaqësuesve të të dy krahëve, tha ai.

Zoti Nano nisi disa javë më parë një fushatë për të marrë mbështetjen e të gjitha krahëve për kandidaturën e tij, pa mundur të ketë përkrahjen e dy forcave kryesore politike. Socialistët atëherë u shprehën se ata kërkojnë një dialog me të gjithë aktorët për një president që të ketë votat jo vetëm të një pale.

Ndërsa kryeministri Berisha i deklaroi zotit Nano se ai i përkiste një krahu të kundërt politik e për pasojë nuk mund t’i ofronte mbështetje. Ditët e fundit zoti Nano është rishfaqur aktivisht duke kërkuar që ai të propozohet nga partia e tij. Por kryetari socialist Edi Rama është shprehur se forca që ai drejton këmbëngul për një proces nga i cili të dalë një figurë konsensuale.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG