Lidhje

Nano takim me kryesocialistin Rama për çështjen e presidentit


Në Shqipëri ish udhëheqësi socialist Fatos Nano u takua sot me kryetarin socialist Edi Rama, në përpjekje për të siguruar mbështetjen e opozitës për kandidimin e tij në postin e presidentit të ri të vendit. Pas një bisede të gjatë zoti Nano duket se nuk ka marrë asnjë premtim konkret nga socialistët të cilët përmes një deklarate saktësuan më pas se janë të interesuar për një proces sa më gjthëpërfshirës për zgjedhjen e presidentit dhe se në funksion të kësaj, kryetari Rama do të ndërmarrë takime me të gjitha forcat parlamentare. Qe prej javës së shkuar zoti Nano ka nisur një tur takimesh me drejtuesit e partive parlamentare shqiptare.

XS
SM
MD
LG