Lidhje

SHBA, dorëhiqet Janet Napolitano


Sekretarja e Sigurisë Kombëtare pritet të marrë një post të lartë në sistemin e Universitetit të Kalifornisë

Zyrtarët amerikanë thonë se Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Janet Napolitano do të japë dorëheqjen për të marrë një post të lartë në sistemin e Universitetit të Kalifornisë.

Zonja Napolitano njoftoi sot stafin e saj të ngushtë se do të largohet për në Kaliforni. Ajo e ka drejtuar departamentin e Sigurisë Kombëtare që nga fillimi i administratës së Presidentit Obama dhe është zyrtarja e tretë që mban këtë post.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Obama shprehu falenderimet për punën e zonjës Napolitano gjatë katër viteve në krye të departamentit të Sigurisë Kombëtare. Puna e saj, tha Presidenti, përfshinte disa nga sfidat më të vështira me të cilat përballet vendi.
XS
SM
MD
LG