Lidhje

Shqipëri, përplasje e armatosur për narkotikët


Një person u plagos në gjendje të rëndë për jetën në një zonë rurale të Përmetit, në Jug të Shqipërisë, pas një konflikti për lëndët narkotike me disa persona të tjerë. Ndërkaq, katër persona u arrestuan në afërsi të Fierit dhe dy të tjerë në Gjirokastër gjatë dy operacioneve policore për bllokimin e transportit të narkotikëve. Policia tha se ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë që dyshohet se qëlluan me armë në operacionin policor në Fier ku u bllokua një sasi marijuane.

Operacione ndaj narkotikëve njoftohen edhe nga policia greke ku janë arrestuar dy persona me lëndë narkotike në zonën e Janinës dhe zonën e Igumenicës në kufi me Shqipërinë. Përfundimi i fazës së kultivimit të marijuanës i ka lënë vendin fazës së transportimit të narkotikëve, e cila angazhon grupet kriminale që transportojnë sasitë e lëndës narkotike jashtë vendit. Këto grupe sipas specialsiëtve të antidrogës janë mjaft të rrezikshme pasi i shoqërojnë me persona tetë armatosur ngarkesat me narkotike. Në mjaft raste gjatë viteve të shkuara trafikantët kanë reaguar me armë edhe ndaj policisë.

Kultivimi i marijuanës njohu përmasa këtë vit në shumë zona në Jug dhe policia pritet të përballet tani me pasojat e këtij aktiviteti kriminal që shoqërohet si me pëprlasje mes grupeve rivale kriminale që kontrollojnë transportimin e marijuanës dhe me reagimin e tyre te armatosur dhe te dhunshemndaj forcave policore në rastet e operacioneve te kontrollit.

XS
SM
MD
LG