Lidhje

NASA: Mbetje të satelitit të çaktivizuar kanë rënë mbi Oqeanin Paqësor

  • Zëri Amerikës

NASA: Mbetje të satelitit të çaktivizuar kanë rënë mbi Oqeanin Paqësor

NASA: Mbetje të satelitit të çaktivizuar kanë rënë mbi Oqeanin Paqësor

Agjencia e hapësirës NASA thotë se mbetje të satelitit të çaktivizuar kanë rënë në Tokë mbi Oqeanin Paqësor.

Qendra e NASA-s për Operacionet e Përbashkëta të Hapësirës në Kaliforni njoftoi se kjo agjenci ende po përpiqet të përcaktojë me saktësi vendin e rihyrjes në atmosferën e Tokës të satelitit prej 5.4 tonësh.

NASA kishte thënë se rreziku për publikun nga rrëzimi i mbeturinave ishte shumë i vogël. Agjencia paralajmëroi që njerzit të mos I prekin mbeturinat, të cilat mund të përhapen deri në më shumë se 800 kilometra nga vendi i rrëzimit.

NASA e lëshoi satelitin kërkimor në vitin 1991 për një mision 3 vjeçar për të studjuar shtresat e ozonit në atmosferë. NASA e çaktivizoi satelitin në vitin 2005.

Sateliti ishte vendosur në një orbitë të ulët për të shmangur çdo mundësi përplasjeje me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Sateliti është objekti më i madh që bie në Tokë që kur stacioni i hapësirës Skylab po i NASA-s u përplas në Australinë perëndimore para 32 vjetësh.

XS
SM
MD
LG