Lidhje

SHBA, një asteroid i vogël mund të çohet në orbitën pranë Hënës


NASA thotë se administrata Obama i kërkoi agjencisë të gjejë një asteroid të vogël, i cili të mund të çohet në orbitën pranë Hënës, për t’u përdorur nga astronautët si një pikëkalimi në një mision drejt Marsit

Agjencia amerikane hapësirës, NASA, thotë se administrata Obama i kërkoi agjencisë të gjejë një asteroid të vogël, i cili të mund të çohet në orbitën pranë Hënës, për t’u përdorur nga astronautët si një pikëkalimi në një mision drejt Marsit.

NASA tha se plani i shpenzimeve për vitin 2014 i propozuar nga Presidenti Obama paraqet një shumë prej 105 milionë dollarësh për të filluar punën për këtë mision të ri, i cili fillimisht do të gjejë një asteroid 7 deri në 10 mtera të gjerë, do ta sjellë atë me mjete robotike drejt Tokës dhe më pas do ta vendosë në një orbitë të qëndrueshme rreth Hënës.

Sipas këtij plani, astronautët në kapsulën Orion do të uleshin mbi asteroid dhe do të sillnin mostra nga sipërfaqja e tij për t’u analizuar në laborator.

Projekti parashikon që astronautët të arrijnë të shkojnë në një asteroid të tillë në vitin 2021. Ky projekt mund të ndihmojë për udhëtimet në Hënë, për ulje tek asteroisë të tjerë dhe më në fund deri në Mars, që është synimi afatgjatë i programit amerikan të udhëtimit njerëzor në hapësirë.

Buxheti për NASA-n për vitin 2014 do të jetë 17,7 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG