Lidhje

NASA dërgon dy anije për të bërë një hart graviteti të Hënës

  • Zëri Amerikës

NASA dërgon dy anije për të bërë një hart graviteti të Hënës

NASA dërgon dy anije për të bërë një hart graviteti të Hënës

Pamjet kompjuterike të NASAs tregojnë se çfarë presin inxhinierët e saj nga udhëtimit i anijeve binjake të quajtura GRAIL drejt hënës.

Anijet, të cilat funksionojnë me energji diellore do t’i afrohen h[n[s gjat[ një periudhe tre mujore. Fluturimi i tyre do të jetë i njejtë, por ato do të ndodhen në trajektore të veçanta drejt objektivit të tyre.

Punonjësi i NASA-s Ed Weiler shpjegon qëllimin e anijeve pasi ato të arrijnë destinacionin e tyre.

“Qëllimi i misionit GRAIL është dërgimi i anijeve në qendër të hënës. Misioni do të studiojë përberjen e hënës dhe do të përpilojë një hartë të fushës së gravitetit 100 deri 1 mijë herë më të mirë se më parë”.

Në thelb, anijet e madhësisë së një lavatriçeje do të ndjekin njëra tjetrën rreth hënës, në një distancë rreth 200 kilometra nga njëra tjetra, dhe do të përdorin sinjalet e radios për të përcaktuar distancën mes tyre.

“Ndërkohë që anija kalon mbi një fushë më të lartë gravitetit, ajo e risë shpejtësinë pak duke e zgjeruar distancën nga anija tjetër. Pastaj anija e dytë kalon mbi të njejtën fushë dhe përsëri e shkurton distancën mes tyre”.

Në këtë formacion dysh, anijet do të kalojnë tre muaj në fushën e gravitetit të hënës për të krijuar hartën gravitacionale. NASA pret që misioni Grail të përpilojë një hartë graviteti më të saktë të Hënës.


Shkencëtarët, pastaj do të krahasojnë hartat topografike dhe gravitacionale të sipërfaqes së Hënës.


Ata shpjegojnë se me ndryshimin e sipërfaqes hënore, ndryshon edhe graviteti, dhe presin që të ketë një ndryshim në sinjalet gravitacionale mbi krateret dhe malet hënore. Në qoftë se nuk del kështu, atëherë kjo do të jetë një shenjë se diçka po ndodh në brendësinë e Hënës.


NASA thotë se njohuritë e fituara nga misioni Grail do t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë mënyrën se si planetet shkëmbore, përfshirë Tokën, janë formuar. Harta gravitacionale do të jetë gjithashtu një mjet i rëndësishëm orientimi për anijet e hapësirës që mund të vizitojnë Hënën në të ardhmen.


Anijet binjake Grail pritet të arrijnë në hënë rreth datës 1 janar 2012.

XS
SM
MD
LG