Lidhje

NASA hap dritën e gjelbër për nisjen e anijes së hapësirës Discovery

  • Zëri Amerikës

NASA hap dritën e gjelbër për nisjen e anijes së hapësirës Discovery

NASA hap dritën e gjelbër për nisjen e anijes së hapësirës Discovery

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka hapur dritën e gjelbër për nisjen nesër të anijes së hapësirës Discovery.

Me një vendim unanim sot, ekipi menaxher i NASA-s ra dakord të vazhdojë misionin e dërgimit në hapësirë të anijes më të vjetër ‘shuttle’.

Gjatë udhëtimit 11 ditësh, 6 astronautët do të dërgojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës furnizime, një njësi magazinimi dhe një robot. Ka plane edhe për ndërtimin e dy korridoreve për ecje në hapësirë dhe për eksperimente shkencore.

Anija Discovery u hodh për herë të parë në hapësirë në vitin 1984 dhe ka kryer fluturime me gjatësi prej gjithësej 230 milionë kilometrash, më shumë se çdo mjet tjetër fluturimi në hapësirë.

XS
SM
MD
LG