Lidhje

NASA, programet e udhëtimit në hapësirë


Qendra Hapësinore Johnson e NASA-s gjendet në Hjuston të shtetit Teksas. Për rreth pesë dekada, kjo qendër ka udhëhequr përpjekjet njerëzore për eksplorimin e hapësirës. Objektivi i kësaj qendre tani është dërgimi i njerëzve në planetinin e kuq, Mars.

Që nga viti 1961, Qendra Hapësinore Johnson, shkurtimisht JSC, është vendi ku NASA kryen dhe kordinon të gjitha aspektet e fluturimeve të njeriut në hapësirë.

Që nga projektet Gemini, Apollo dhe Skylab e deri tek programi i anijeve të hapësirës dhe aktualisht stacioni ndërkombëtar i hapësirës, të gjitha misionet hapësinore të NASA-s janë kontrolluar nga qendra Johnson, Holly Ridings është drejtoreshë e fluturimeve.

Qendra e Kontrollit të Misioneve gjendet këtu që nga vitet 60-të dhe ka mbështetur çdo program hapësinor të njeriut që ka zhvilluar Amerika që nga fillimet. Është po e njëjta ndërtesë. Nga kjo qendër komunikojmë me 6 astronautë dhe kozmonautë në hapësirë. Kemi ekipin këtu që iu jep mbështetje, me një drejtor fluturimi në krye të ekipit.”

Një tjetër funksion i rëndësishëm i qendrës Johnson është edhe përzgjedhja dhe trajnimi i astronautëve. Çdo astronaut i NASA-s kalon përmes një trajnimi rigoroz para se të dërgohet në hapësirë.

“Ndërtesa reflekton gjithçka që ka të bëjë me hapësirën. Kemi pjesë stacionit hapësinor të së njëjtës madhësi, ku mund ta kuptosh se si funksionojnë gjërat. Bëjmë trajnime për emergjencat në këto module, që ekipet të mësojnë si duhet vepruar në rast avarie në stacionin hapësinor”, thotë drejtoresha e fluturimeve Holly Riding.

Laboratori Neutral Buoyancy është një pishinë gjigande që simulon kushtet pa peshë (forcë rëndese) të fluturimeve në hapësirë. Astronautët praktikojnë ecjet në hapësirë në modulet kopje të stacionit ndërkombëtar.

Përveç mbështetjes 24 orëshe të ekipit në stacionin ndërkombëtar, Qendra Hapësinore Johnson është përgjegjëse për ndërtimin e mjetit hapësinor Orion për ekuipazhin, që synon dërgimin e njeriut edhe më larg dhe nxitjen e një faze të re të eksplorimit të hapësirës.

Nëse gjithçka shkon mirë, NASA ka në plan të përdor Orion për dërgimin e njeriut në Mars në vitet 2030. Zonja Riding i nxit të apasionuarit e hapësirës të gjejnë mënyra të reja për të marrë pjesë në eksplorimin e hapësirës nga njeriu.

“Nga një përspektivë botërore, ka hapësirë që ne të gjithë sëbashku të bëjmë mrekullira në hapësirë. Për specien njerëzore është e nevojshme çuarja përpara e këtij objektivi. Edhe nëse një shtet nuk ka program hapësinor, ka mënyra për t’u përfshirë. Qenia pozitivë është e rëndësishme, si dhe gjetja e mënyrave për t’u angazhuar.”

XS
SM
MD
LG