Lidhje

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë


Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup

Agjencia amerikane e hapësirës NASA njoftoi një ekip i ri prej tetë kandidatësh për t’u bërë astronautë.

NASA bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup. Ata u zgjodhën mes gjashtë mijë aplikantëve, gjatë një procesi përzgjedhjeje që vazhdoi një vit e gjysmë. Shumica e tyre kanë qenë ushtarakë.

Administratori i NASA-s, Charles Bolden, tha se grupi do të ndihmojë për të hedhur bazat për misionet në një asteroid dhe në planetin Mars në dekadat e ardhëshme.

Astronautët e rinj përfshinë dy pilotë të aviacionit ushtarak, një shkencëtar, një profesor të mjeksisë dhe një fizikan. NASA tha se ka në plan të mbajë një grup aktiv astronautësh prej 45 deri në 55 vetësh.
XS
SM
MD
LG