Lidhje

NASA përgatitet për lëshimin e anijes së hapësirës Endevër

  • Zëri Amerikës

NASA përgatitet për lëshimin e anijes së hapësirës Endevër

NASA përgatitet për lëshimin e anijes së hapësirës Endevër

NASA po përgatitet për lëshimin nesër të anijes së hapësirës Endevër në Florida. Ky është udhëtimi i fundit i anijes Endevër dhe i parafundit për udhëtimet e hapësirës në programin 30-vjeçar të NASA-s për këto lloj anijesh.

Misioni i anijes duhej të fillonte në fund të prillit por problemet me sistemin elektrik bënë që nisja të shtyhej disa herë. Fluturimi për në Stacionin Orbital Ndërkombëtar do të komandohet nga Mark Kelly, bashkëshorti i kongresmenes Gabrielë Giford, e cila u plagos rëndë nga një person që hapi zjarr ndaj turmës në shtetin Arizona në muajin janar.

NASA tha se Gifords do të jetë e pranishme gjatë lëshimit të anijes.

XS
SM
MD
LG