Lidhje

NASA: Sateliti i çaktivizuar do të hyjë më vonë se çpritej në atmosferën e Tokës


NASA: Sateliti i çaktivizuar do të hyjë më vonë se çpritej në atmosferën e Tokës
NASA: Sateliti i çaktivizuar do të hyjë më vonë se çpritej në atmosferën e Tokës

Agjencia amerikane e Hapësirës NASA thotë se mbetjet e satelitit të çaktivizuar, që ka madhësinë e një autobusi, po lëvizin më ngadalë nga sa pritej dhe do të bëjë rifutjen në atmosferën e tokës në orët e vona të ditës së sotme ose në orët e para të së shtunës.

Zyrtarët thanë se shanset janë të vogla që mbetjet nga sateliti prej 5.4 tonësh mund të bien në Shtetet e Bashkuara. NASA më parë e kishte përjashtuar rënien e mbetjeve mbi Shtetet e Bashkuara.

Kur të rifutet në atmosferë, sateliti pritet të shkaktojë ndiçim të madh nga diegia saqë mund të shikohet në orët e ditës dhe të copëtohet deri në rreth 26 copa.

Zyrtarët e NASA-s kanë parlamëruar njerëzit që të mos prekin asnjë nga mbetjet, të cilat mund të përhapen në një rreze prej 800 kilometrash.

XS
SM
MD
LG