Lidhje

Nasa shënon 25 vjetorin e katastrofës së anijes Challenger


Nasa shënon 25 vjetorin e katastrofës së anijes Challenger
Nasa shënon 25 vjetorin e katastrofës së anijes Challenger

Agjencia amerikane e hapësirës Nasa shënoi sot 25 vjetorin e katastrofës së anijes Challenger, e cila ngriti pikpyetje rreth sigurisë së fluturimeve në hapësirë.

Ekuipazhi i anijes Challenger u nderua me një ceremoni në qendrën Kennedy në Florida.

Mes pjesëmarrësve në ceremoninë e sotme ishte edhe June Scobee Rodgers, e veja e komandantit të misionit Challenger, Dick Scobee.

Më 28 janar të vitit 1986, anija shpërtheu vetëm 73 sekonda pas nisjes duke shkaktuar vdekjen e të shtatë anëtarëve të ekuipazhit përfshi mësuesen e shkollës Christa McAuliffe. Shumë nxënës në mbarë vendin po e ndiqnin direkt transmetimin pasi ajo ishte mësuesja e parë që shkonte në hapësirë si pjesë e një programi të Nasës.

XS
SM
MD
LG