Lidhje

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës i hapur edhe për 4 vjet


Agjencia amerikane e hapësirës NASA thotë se do ta mbajë në funksionim edhe për katër vjet të tjera Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, deri në vitin 2024.

Stacioni orbital 100 miliardë dollarësh ka qenë në shërbim për 15 vjet dhe NASA kishte në plan ta mbyllte në vitin 2020.

Një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga NASA dhe administrata e Presidentit Obama thotë se zgjatja e kohës së funksionimit të Stacionit do t’i japë mundësi Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që të arrinin disa objektiva, përfshirë kërkime shkencore dhe një kohë të mjaftueshme për kompanitë private që të jenë në gjendje të marrin nën kontroll transportin e mallrave dhe njerëzve në orbitën pranë tokës.

XS
SM
MD
LG