Lidhje

NASA: Mision për të vëzhguar uraganët

  • Suzanne Presto

National Hurricane Center

National Hurricane Center

Uraganët dhe stuhitë tropikale sjellin shumë dëme dhe shkatërrime

Tani që këtu në Shtetet e Bashksuara është kulmi i sezonit të uraganeve, agjencia amerikane e hapësirës, NASA, po planifikon të studiojë stuhitë e fuqqishme që krijohen mbi oqeanin Atlantik. Materiali në vazhdim nga Qendra e Fluturimeve Goddard e NASA-s pak kilometra nga Uashingtoni, sjell më shumë infomacione rreth uraganeve dhe misionit të ri studimor të quajtur HS3.


Stuhitë tropikale dhe uraganet shoqërohen me erëra të forta, dallgë të fuqishme, përmbytje dhe shkatërrim. Agjencia Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën thotë se ky sezon uraganesh mesa duket do të jetë më aktiv se zakonisht.

Nasa do të studiojë uraganet duke i vëzhnuar ato nga lartësia mbi oqeanin Atlantik, në fakt nga një lartësi mbi vetë stuhitë.

Dy mjete ajrore me telekomandë Global Hawk do të mbledhin të dhëna që shkencëtarët të studiojnë evoluimin e uraganeve. Është viti i dytë i misionit të NASA-s që studion stuhitë, thotë Scott Braun, meterolog me NASA.

“Nga ana shkencore duam të kuptojmë më mirë rolet relative të mjedisit dhe proceset brenda tij në formimin dhe shtimin e uraganeve në Atlantik.”


Global Hawks mund të arrijnë lartësi deri 20 kilometra, ose dy herë mç sshumë se sa aeroplanët komercialë. Sikurse shihet në këto pamje të NASA-s, instrumentet do të mbledhin të dhëna dhe mundësojnë shkencëtarët të sigurojnë të dhëna të hollishme mbi stuhitë.

Aeroplanët do të monitorojnë mjedisin pranë stuhisë për të parë se si kushtet përreth ndikojnë tek intensiteti dhe do të mbledhin të dhëna rreth vetë stuhive. Një aeroplan do të hedhë sonda instrumentale që masin temperaturën, lagështinë, presionin, shpejtësinë e erës dhe drejtimin që nga pjesa mbi stuhinë deri poshtë në sipërfaqe.

NASA thotë se aeroplanët janë të pajisur me paisje të teknologjisë së fundit. Shefi i misionit thotë se ka përfitime në përdorimin e avionëve me telekomandë.

“Me ta mund të fluturohet deri në 28 orë dhe meqenëse ekipi dhe shkencëtarët janë në tokë dhe jo në aeroplan, ne mund të shkëmbejmë oraret e punës. Domethënë, mund të shkohet më tej apo qendrohet më gjatë mbi një stuhi sesa me një avion me njerëz.”

Shkencëtarët do të analizojnë të dhënat e grumbulluara, por zoti Braun thotë se ata kanë gjithashtu në plan të bëjnë analiza të menjëhershme dhe ndajnë infomacionin.

Misioni HS3 do të merret edhe me diçka tjetër që ka vënë në mëdyshje shkencëtarët.

“Përveç shpejtësisë së erës dhe drejtimit, ne jemi të interesuar në temperaturën e mjedisit, kryesisht në lidhje me atë që quhet Shtresa Ajrore Sahariane. Është një masë ajrore shumë e nxehtë dhe e thatë që vjen nga Afrika.”


Shkencëtarët po përqiqen të përcaktojnë nëse pluhuri saharian i nxit apo pengon zhvillimet e stuhive tropikale. Misioni HS3 zhvillohet nga 20 gushti deri me 23 shtator.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG