Lidhje

NASA filloi analizimin e disa fotografive të kometës Hartley 2

  • Festim Gashi

NASA filloi analizimin e disa fotografive të kometës Hartley 2

NASA filloi analizimin e disa fotografive të kometës Hartley 2

Shkencëtarët e NASA-s kanë filluar të analizojnë disa nga fotografitë e kometës Hartley 2, të marra gjatë një fluturimi pranë objektit kozmik.
Anija e hapësirës ishte vetëm 700 kilometra larg kometës të enjten, kur bëri mijëra fotografi me dy teleskopë të pajisur me kamera me ngjyra dhe spektometër me rreze infra të kuqe. Shkencëtarët thonë se pamjet e para tregojnë hollësi të reja të vëllimit të kometës si dhe pamje të gazit dhe pluhurit që çlirohet në sipërfaqe të saj. Shkencëtarët thonë se kometa ka gjatësi prej rreth 2 kilometra dhe gjerësi prej 500 metrash. Nasa thotë se studimi i kometës është i rëndësishëm, pasi astronomët besojnë se kometat janë përbërësit që çuan në krijimin mbi 4 miliardë vjet më parë të planeteve më të skajshme në sistemin tonë diellor.

XS
SM
MD
LG