Lidhje

Ndahen çmimet e muzikës Country


Është zhvilluar në Nashvile ceremonia e çmimeve të vitit për muzikën Country. Blake Shelton ka qenë fituesi i kësaj mbrëmje duke marrë tre çmime mes tyre atë të këngëtarit më të mirë. Për këngëtarin Shelton ishte shumë i rëndësishëm çmimi i dhënë për këngën “Over you” të cilën ai e këndon me bashkëshorten e tij Miranda Lambert dhe që i kushtohet vëllait të Blake Sheltonit i cili vdiq si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ndër kandidatët për artistin më të mirë të vitit në muzikën Country ishin dhe Taylor Swift, Jason Aldean, Kenny Chesney dhe Bard Paisley.

Taylor Swift është këngëtarja e muzikës country që ka shënuar një rekord shitjesh me albumin e saj “Red”. Vetëm javën e parë ajo ka arritur të shesë rreth 1.2 milion kopje të tij.

Miranda Lambert fitoi çmimin si këngëtarja më e mirë e vitit për muzikën Country, ndërsa Eric Church fitoi çmimin albumi më i mirë i vitit me albumin “Chief”.
XS
SM
MD
LG