Lidhje

Nastase në gjendje të stabilizuar


nastase
nastase

Ish-Kryeministri rumun u përpoq të kryejë vetvrasje pasi gjykata la në fuqi dënimin e tij me 2 vjet burg

Ish-Kryeministri rumun Adrian Nastase, i cili u përpoq të kryejë vetvrasje, është në gjendje të stabilizuar pas një operacioni që mjekët thanë se përfundoi me sukses.

Mjekët në Bukuresht thanë se kishin operuar plagët e shkaktuara prej tij me armë zjarri kur policia po përpiqej ta merrte zotin Nastase për ta çuar në burg për korrupsion.

Para incidentit, Gjykata e Lartë rumune la në fuqi vendimin për dënimin e zotit Nastase me dy vjet burg.

Zoti Nastase e apeloi dënimin, i cili ngrihej mbi akuzën se ai kishte grumbulluar në mënyrë të paligjshme rreth 2 milion dollarë për fushatën e tij presidenciale të vitit 2004. Ai i mohon akuzat, duke i quajtur ato të motivuara politikisht.

Presidenti aktual i Rumanisë, Traian Basesku, është rival i tij politik. Zoti Nastase kandidoi pa sukses kundër zotit Basesku për postin e presidentit në vitin 2004.

Zoti Nastase ishte kryeministër nga viti 2000 deri në vitin 2004. Ai është politikani më i lartë rumun i dënuar me burgim që nga fundi i sundimit komunist në vitin 1989.
XS
SM
MD
LG