Lidhje

Notari Phelps pritet të vendosë një rekord të ri në Brazil


Notari i njohur amerikan Michael Phelps, pritet të vendosë një rekord të ri. Mbrëmë ai u kualifikua si pjesë e ekipit të notit të Shteteve të Bashkuara që do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike të Rios. Michael Phelps u kualifikua për garën e 200 metrave stil flutur.

Kështu ai bëhet notari i parë amerikan që merr pjesë në 5 lojra olimpike. Michael Phelps i cili sot mbush 31 vjeç, gjatë karriesrës së tij ka fituar 18 medalje ari gjatë lojrave olimpike. Vetëm në lojrat e Pekinit, në vitin 2008, ai fitoi 8 medalje ari.

Por imazhi i tij pësoi një goditje të rëndë pas lojrave olimpike të Londërs në vitin 2012, kur u arrestua dy herë duke i dhënë maiknën nën ndikimin e alkoolit. Ai u shkëput nga noti dhe u trajtua në një qendër rehabilitimi. Pas daljes nga qendra ai iu rikthye pasionit të tij dhe arriti të kualifikohet për në Rio. Veç medaljeve olimpike, ai është mbajtësi i 3 rekordeve botërore. Rekordin e fundit ai e ka vendosur në gusht të vitit 2009.

XS
SM
MD
LG