Lidhje

Afganistani, aleat i rëndësishëm i SHBA jo anëtar i NATO-s


Njoftimin e bëri sot Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kabul

Uashingtoni deklaroi se Afganisatni është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara që nuk është anëtar i NATO-s, duke siguruar mbështetje për këtë vend të rrënuar nga lufta përmes kornizës afatgjatë të bashkëpunimit të mbrojtjes dhe sigurisë me Shtetet e Bashkuara. Këtë njoftim e bëri sot në Kabul Sekretarja e Shtetet e Hillary Clinton, e cila shkoi aty nga Parisi, ku u zhvillua takimi i Miqëve të Sirisë.

Sekretarja e shtetit Hillari Klitnon njoftoi statusin e ri ditën e sotme në Kabul ku ajo zhvillon takime me presiddnti Hamid Karzai. Zonja Clinton mbërriti sot në Kabul në një vizitë të paparalajmëruar dhe bëri deklaratat e saj në ambasadën amerikane.

“Kam kënaqësinë të njoftoj sot se Presidenti Barack Obama e ka deklaruar Afganistanin zyrtarisht si një aleat kryesor të Shteteve të Bashkuara, që nuk është anëtar i NATO-s. Ne e shohim këtë si një simbol të fuqishëm të angazhimit tonë në të ardhmen e Afganisatinit. Nga fundi i këtij viti, bashkë me ministrin e Jashtëm afgan, Zalmai Rasul do të krijojmë një komision të ri dypalësh amerikano-afgan”.

Ushtria e Afganistanit, e cila varet shumë nga Shtetet e Bashkuara dhe ndihma e huaj, përfiton tashmë shumë nga stausi i ri.

Afganistani bëhet aleati i 15, që merr statusin e vendit aleat të Shteteve të Bashkuara pavarësisht nga mos qenia anëtar i Aleancës së Atlantikut Verior.

Mes vendeve të tjera përfshihet Australia, Izraeli, Egjipti dhe Japonia. Pakistani, fqinji i Afganistanit e mori këtë status në vitin 2004.

Sekretarja e shtetit Hillari Clinton tha sot se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë mbështetjen për Afganistanin, por “tranzicioni është në rrugën e duhur dhe Afganistani po bëhet zot i fateve të tij”.

“Mesazhi im sot është shumë i thjeshtë: tranzicioni ka marrë rrugën e duhur, Afganistani është zot i vetvetes. Natyrisht që duhet mbështetje dhe ne jemi zotuar ta vazhdojmë mbështetjen tonë dhe të bashkëpunojmë për të siguruar edhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Ju duhet ta dini se Shtetet e Bashkluara do të jenë miku dhe partneri juaj. As që nuk mund ta imagjinojmë që të braktisim Afgansitanin. Përkundrazi ne po ndërtojmë një partneritet me Afganistanin, i cili do të ekzistojë edhe në të ardhmen”.

Nga Kabuli Sekretarja Clinton do të shkojë në Tokio për të marrë pjesë në një konferencë për ndihma civile për Afganistanin. Pritet që donatorët në këtë konferencë të premtojnë rreth 4 miliardë dollarë ndihma në vit për operacione civile afat-gjatë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG