Lidhje

NATO, BE diskutojnë në Bruksel rreth gjendjes në Libi

  • Zëri Amerikës

NATO, BE diskutojnë në Bruksel rreth gjendjes në Libi

NATO, BE diskutojnë në Bruksel rreth gjendjes në Libi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates thotë se NATO-ja po përgatitet për të gjitha alternativat ushtarake lidhur me Libinë, por nuk do të zbatojë asnjë prej tyre, përfshirë edhe krijimin e zonës së ndaluar për fluturime ajrore, pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sekretari i Mbrojtjes Gates tha se çdo alternativë ushtarake nga NATO-ja në Libi duhet të bazohet në një "nevojë të demonstruar", siç u shpreh ai, dhe të ketë një "mandat të qartë" me mbështetjen e vendeve të rajonit. Zoti Gates i bëri këto komente sot në Bruksel në fund të takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha se autorizimi i komunitetit ndërkombëtar është "kritik" për çdo hap ushtarak nga ana e Shteteve të Bashkuara ose vendeve të tjera kundër udhëheqësit libian, Moamar Gadafit.

Në një dëshmi që dha sot para një komisioni të Kongresit amerikan, Sekretarja Clinton tha se një ndërhyrje e njëanshme nga Shtetet e Bashkuara do të ketë "pasoja të papara". Ajo tha gjithashtu se zonat e krijuara për ndalimin e fluturimeve ajrore në dekadat e fundit nga fuqitë perëndimore kanë pak ndikim në synimin për të larguar nga pushteti ish udhëheqësit në Irak dhe në Serbi.

XS
SM
MD
LG