Lidhje

NATO dhe Rusia plan për tranzit paisjesh ushtarake për Afganistanin


Diplomatët në Bruksel thanë sot se NATO-ja dhe Rusia diskutuan për një plan për t’i dhënë aleancës një kompleks të ri në territorin rus për transferimin e ngarkesave ushtarake për Afganistanin.

Dy palët diskutuan gjithashtu për mënyrat për të ndihmuar forcat e qeverisë afgane në betejën e tyre me talebanët, sipas diplomatëve që folën pa u identifikuar.

Moska ka lejuar NATO-n që të përdorë hapësirën e saj ajrore dhe hekurudhat e saj për të transportuar paisjet ushtarake për në dhe nga Afganistani.

Këto rrugë tranziti janë bërë veçanërisht të rëndësishme që kur Pakistani bllokoi kalimin e paisjeve të NATO-s nga territori i tij, pas një goditjeje ajrore të aleancës që shkaktoi vrasjen e 24 trupave kufitare pakistaneze në nëntor.

Sot Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të NATO-s dhe homologu i tyre rus, Sergei Lavrov po mbajnë një takim në Bruksel për të diskutuar këtë çështje dhe të tjera si pjesë e konsultimeve të tyre të rregullta.

XS
SM
MD
LG