Lidhje

NATO: Edhe 2 mijë trupa të tjera mund të shkojnë në Afganistan


Një zyrtar i NATO-s thotë se 2 mijë trupa të tjera mund të shkojnë në Afganistan, me kërkesën e gjeneralit David Petreas, komandanti amerikan i forcave ndërkombëtare në atë vend.

Nëse miratohen, trupat shtesë do t’i bashkoheshin forcën ndërkombëtare prej 140 mijë vetësh që ndodhen në Afganistan. Zyrtari nga Brukseli, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk saktësoi se cili nga vendet e Aleancës prej 28 anëtarësh do të dërgonte trupa të reja. Ai la të kuptohet se kërkesa vazhdon të jetë duke u diskutuar.

Zyrtari tha se rreth gjysma e forcës së kërkuar mendohet të jenë instruktorë për forcat afgane të sigurisë. Përgatitja e forcave afgane për marrjen e përgjegjësive është kusht për tërheqjen e trupave të huaja nga vendi i shkatërruar nga lufta.

XS
SM
MD
LG