Lidhje

NATO: Fëmijë afganë u gjetën të vdekur pas një sulmi me bombë

  • Zëri Amerikës

NATO: Fëmijë afganë u gjetën të vdekur pas një sulmi me bombë

NATO: Fëmijë afganë u gjetën të vdekur pas një sulmi me bombë

Zyrtarët e NATO-s në Afganistan thanë se avionët luftarakë të koalicionit mund të kenë vrarë gabimisht disa fëmijë gjatë një sulmi me bombë të javës së kaluar në pjesën lindore të vendit.

Presidenti afgan Hamid Karzai i dënoi sulmet ajrore dhe urdhëroi një hetim, pasi tha se tetë fëmijë u vranë më 8 shkurt.

Zëdhënësi i NATO-s Carsten Jacobson tha sot se forcat ajrore dhe tokësore të koalicionit sulmuan kryengritësit në provincën Kapinsa. Pas sulmit, forcat e NATO-s gjetën disa “afganë të rinj të moshave të ndryshme” mes viktimave.

Jacobson tha se vdekjet e njerëzve të pafajshëm janë një tragjedi, por këmbënguli se deri tani ata nuk janë të sigurtë sesi kanë ndodhur vdekjet e fëmijëve.

Çështja e viktimave civile të shkaktuara nga operacionet e koalicionit ka qenë për një kohë të gjatë burim tensionesh mes Presidentit Karzai dhe aleancës së NATO-s.

XS
SM
MD
LG