Lidhje

NATO fillon dislokimin e forcave shtesë në Kosovë


NATO fillon dislokimin e forcave shtesë në Kosovë
NATO fillon dislokimin e forcave shtesë në Kosovë

Aleanca e NATO-s ka filluar dislokimin e forcave shtesë në Kosovë, ku serbët vazhdojnë bllokimin e rrugëve në pikat e kalimit kufitar me Serbinë, në hakmarrje për ndalimin e importeve nga Serbia.

Avioni i parë me trupat e reja u ul dje në aeroportin e Prishtinës. Komandanti i forcave të NATO-s në Kosovë, Erhard Buehler, kërkoi 700 trupa shtesë për të ndihmuar në vendosjen e rendit në Kosovë.

Tensionet në rajon janë duke rënë 10 ditë pas trazirave që u shkaktuan nga një përpjekje e forcave të sigurimit të Kosovës për të marrë nën kontroll dy pika kufitare me Serbinë për të vënë në zbatim embargon. Trupat ndërkombëtare ndërhynë kur sërbët i vunë zjarrin një poste kufitare dhe një polic shqiptar u vra në përleshje.

Po ashtu dje, trupat e NATO-s ruanin pikën kufitare ku lejohej kalimi i kamionëve serbë me ndihma mjekësore për banorët e veriut të Kosovës.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kritikoi Beogradin për mbështetjen ndaj serbëve të Kosovës që refuzojnë të njohin qeverinë në Prishtinë. Zoti Thaçi tha se qeveria e tij nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të vendosur kontrollin në veriun e Kosovës, ku serbët përbëjnë shumicën.

XS
SM
MD
LG