Lidhje

Fillon hetimi mbi rrëzimin e helikopterit amerikan në Afganistan


Fillon hetimi mbi rrëzimin e helikopterit amerikan në Afganistan
Fillon hetimi mbi rrëzimin e helikopterit amerikan në Afganistan

Aleanca e NATO-s ka filluar punën për sigurimin e vendit ku u rrëzua një helikopter amerikan në Afganistanin qendror, duke vrarë 38 persona, 30 trupa amerikane, shtatë komando afgane dhe një përkthyes.

Rrëzimi i aeroplanit në provincën Wardak shënon humbjen më të madhe për forcat amerikane në një incident të vetëm që kur filloi lufta në fund të vitit 2001.

Zyrtarët amerikanë thanë se trupat në helikopter kishin shkuar në ndihmë të një njësie të ushtrisë amerikane që u sulmua nga kryengritësit.

Koalicioni tha se ka filluar një hetim për të përcaktuar shkakun e rrëzimit. Zëdhënësi i NATO-s, Gjenerali Carsten Jacobsen u tha sot gazetarëve se vendi i rrëzimit u sigurua dhe aty nuk lejohet asnjeri.

Zyrtarët amerikanë thanë se 22 prej të vrarëve ishin forca speciale SEALS, përfshirë edhe anëtarë të ekipit që vrau Osama bin Ladenin në Pakistan më 2 maj. Zyrtarët thanë se të vrarët nga rrëzimi i helikopterit nuk morën pjesë në misionin për vrasjen e Ladenit.

Zëdhënësi i NATO-s Jacobsen tha se megjithë "humbjet tragjike", operacionet ushtarake kundër kryengritësve do të vazhdojnë dhe armiku do të ndiqet pa pushim.

XS
SM
MD
LG