Lidhje

NATO: Gjendet trupi i njërit nga marinarët amerikanë të zhdukur në Afganistan

  • Zëri Amerikës

NATO-ja thotë se është gjetur trupi i njërit nga dy marinarët amerikanë që figurojnë të zhdukur në Afganistanin lindor. Në një deklaratë të publikuar sot thuhej se trupi u gjet të dielën, pas një kërkimi intensiv.

NATO-ja thotë se operacioni do të vazhdojë deri në gjetjen e marinarit tjetër të humbur. Talebanët thanë më parë se kishin vrarë një marinar gjatë luftimeve dhe kishin kapur një tjetër. Të dy u zhdukën të premten në provincën lindore Logar të Afganistanit, pasi hynë në një zonë të njohur si bazë e kryengritësve.

Forcat e NATO-s vendosën pika kontrolli nëpër rrugë, shpërndanë fletushka dhe ofruan një shpërblim prej 20 mijë dollarësh për cilindo që jepte informacione lidhur me vendndodhjen e marinarëve. NATO-ja tha sot se "i mban përgjegjës pengmarrësit për sigurinë dhe trajtimin e ushtarëve, të cilët ende figurojnë të humbur".

XS
SM
MD
LG