Lidhje

NATO-ja dënon dhunën në veri të Kosovës


NATO-ja dënon dhunën në veri të Kosovës
NATO-ja dënon dhunën në veri të Kosovës

Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali amerikan, Samuel Locklear, e ka dënuar dhunën e fundit në veriun e Kosovës dhe ka paralajëmruar se KFOR-I do të veprojë për mbrojtjen e ushtarëve. Ai I bëri këto komente pas një takimi me komandantin e forcave paqeruajtëse në Kosovë, Erhard Drews me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.

Admirali amerikan e ka cilësuar të të papranueshëm përdorimin e dhunës ndaj trupave të KFOR-it, misioni të cilit është është ruajtja e një mjedisi të qetë dhe të sigurt, lirisë së lëvizjes dhe sigurisë në Kosovë, nën Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se njerëzit që u shkaktojnë dëme ushtarëve të KFOR-it, nuk janë demonstrues paqësorë e as që punojnë për të ofruar zgjidhje të mira. Gjatë operacionit, armë të vogla zjarri dhe mjete shpërthyese të improvizuara janë përdorur kundër ushtarëve të KFOR-it nga ‘elemente kriminale’, që kanë luajtur rolin e demonstruesve të ligjshëm, tha admirali Lockelar duke nënvizuar se KFOR-i “rezervon të drejtën për ta mbrojtur vetveten kundër të gjitha veprimeve agresive”.

Ai u ka bërë thirrje udhëheqësve politik dhe komuniteteve që të nxisin qëndrueshëmri dhe dialog për zgjidhjen e problemeve meqë, sic ka theksuar ai, askush nuk përfiton nga një rikthim i tensioneve nga e kaluara.

XS
SM
MD
LG