Lidhje

NATO-ja hedh poshtë një ofertë për bisedime të udhëheqësit libian


NATO-ja hedh poshtë një ofertë për bisedime të udhëheqësit libian
NATO-ja hedh poshtë një ofertë për bisedime të udhëheqësit libian

NATO-ja hodhi poshtë një ofertë për bisedime të udhëheqësit libian, Moamar Gadafi për t’i dhënë fund konfliktit në Libi.

Një zyrtar i NATO-s tha sot se Aleanca dëshiron të shikojë vepra dhe jo fjalë. Ai tha se operacionet e NATO-s në Libi do të vazhdojnë për sa kohë që civilët të jenë të kërcënuar.

Edhe kryengritësit libianë e hodhën poshtë thirrjen e Gadafit për bisedime dhe thanë se koha për kompromis ka kaluar. Ata theksuan qeveria e Gadafit e ka humbur besueshmërinë.

Ndërkohë, Libia tha se forcat ajrore të NATO-s bombarduan një objekt pranë zyrave të televizionit kombëtar në kohën kur Gadafi po mbante aty një fjalim. Qeveria libiane shtoi se kjo tregon që forcat e Aleancës kanë vënë në shënjestër Gadafin.

XS
SM
MD
LG