Lidhje

NATO-ja ia kalon forcave afgane sigurinë në provincën Bamiyan


NATO-ja ia kalon forcave afgane sigurinë në provincën Bamiyan
NATO-ja ia kalon forcave afgane sigurinë në provincën Bamiyan

NATO-ja ia kaloi forcave afgane kompetencat e sigurisë në provincën qëndrore të Afganistanit, Bamiyan.

Provinca Bamiyan është e para në Afganistan që ka pranuar të marrë në dorë sigurinë e saj në fazën paraprake të transferimit të kompetencave në 7 rajone të Afganistanit. Në Bamiyan u zhvillua sot një ceremoni për të shënuar kalimin e kompetencave në duart e forcave afgane.

Përmes një procesi gradual që do të përfundojë në vitin 2014, NATO-ja do t’ia kalojë kompetencat e sigurisë ushtrisë dhe policisë afgane. Ky proces do t’i hapë rrugë largimit të trupave të huaja ushtarake. Presidenti afgan Hamid Karzai prej një kohë të gjatë ka kërkuar transferimin e kompetencave të sigurisë tek afganët.

Muajin e kaluar, presidenti Barak Obama njoftoi planin për tërheqjen e 33 mijë trupave amerikane gjatë 14 muajve të ardhshëm. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 100 mijë trupa në Afganistan. Gjermania gjithashtu ka thënë se do të pakësojë kontigjentin e saj prej 5 mijë trupash nga fundi i këtij viti. Presidenti francez Nicolas Sarkozy tha se trupat e vendit të tij do të tërhiqen në përpjestim afërsisht të njëjtë dhe me një program të njëjtë me trupat amerikane. Franca ka 4 mijë trupa në Afganistan.

Britania ka thënë se do të tërheqë 500 ushtarë nga Afganistani në fund të vitit 2012, duke e pakësuar forcën e saj ushtarake prej 9 mijë vetësh.

XS
SM
MD
LG